Spaleti: Ndaj Sasuolos çuam dëm mundin e një sezoni, Naingolan…

Luçiano Spaletit i duhet patjetër që të sigurojë tri pikët në ndeshjen ndaj Torinos. San Siro do të jetë i tejmbushur dhe tifozët nuk kanë se si të pajtohen me barazimin. Në konferencën për shtyp që i paraprin takimit ndaj Torinos së Mazarrit, tekniku toskan foli mbi gjendjen e përgjithshme të skuadrës dhe të mesfushorit belg Raxha Naingolan, i cili ende nuk ka debutuar me ngjyrat zikaltër.

HUMBJA NDAJ SASUOLOS – “Ishte diçka e turpshme, zhgënjyem të gjithë tifozët tanë. Ishte një humbje që djeg shumë, pasi na u rikthyen disa probleme të vjetra, që na u desh shumë punë t’i hiqnim. Nuk arritëm të përshtateshim me vështirësitë që na vuri kundërshtari dhe kjo na kushtoi shtrenjtë. Gjithsesi kam besim të plotë të aftësitë  e lojtarëve dhe te etika e tyre e punës”

NAINGOLAN – “Ai është pjesë e grupit, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm më të. Jam nën kontakt me doktorin e skuadrës dhe për të do të vendosim ditën e nesërme ose dhe gjatë ndeshjes nëse nuk tregon shenja të dëmtimit.”.

TORINO – “Ata janë një ekip shumë i mirë. Shfaqin shumë grintë në lojën e tyre, ata luftojnë për çdo top deri në momentin e fundit. Duhet të luajmë personalitet. Fitorja na duhet me doemos, nuk ka rëndësi se si do e arrijmë, duhet të shënojmë e fitojmë“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *