Spaleti me mendjen te Barça, ndaj Xhenoas ka rotacione

Interi do të presë Xhenoan në San Siro në orën 14:00. Trajneri i ekipit zikaltër Luçiano Spaleti i duhet të marrë me doemos tri pikët, por në të njëjtën kohë s’duhet harruar edhe përballja në fundjavë ndaj Barcelonës, ku një humbje do të rihapte “luftën” me Totenhemin.

Zikaltrit vijnë në këtë takim pas gjashtë fitoreve radhazi në Serie A dhe molai është shumë i lartë. Mediet italiane raportojnë se Spaleti do kryejë disa rotacione për sfidën e sotme, që të lërë pushim disa titullarë si Ikardi, Vesino, Perisiç dhe Azamoah.

Në vend të tyre do të luajnë Martinez, Zhoao Mario, Keita dhe Dalbert, si dhe Galjardini.

Formacioni i mundshëm: Handanoviç; D’Ambrosio, De Vrij, Miranda, Dalbert; Galjardini, Brozoviç; Politano, Joao Mario, Keita; Lautaro Martinez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *