Spaleti ka besim: Është një ndeshje që e kemi ëndërruar gjatë!

Inter do të ketë një sfidë mjaft delikate në “Camp Nou”, teksa do të sfidojë Barcelonën në një sfidë, që mund të përcaktojë shumë për skuadrën zikaltër. Luçiano Spaleti foli në kuadër të takimit, ku shprehu besim tek ekipi i tij, ku zikaltrit njohin vetëm fitore në ndeshjet e fundit.

MUNGESA E MESIT – “Nuk është e lehtë të ndryshosh mentalitetin e skuadrës në kushtet e mungesës së një lojtari. Është e qartë se ai që do të zëvendësojë Mesin do të japë maksimumin, por Mesi është diçka tjetër, pasi gjithmonë krijon. Megjithatë,  Barcelona është një ekip që di se ku luan me topin dhe e di se si të menaxhojë ndeshjen duke gjetur zgjidhje ndaj çdo kundërshtari”.

ZËVENDËSUESI I MESIT – “Është shumë e vështirë për të bërë parashikime, ka kaq shumë alternativa, lojtarë të shpejtë dhe teknikë të tjerë si Rafinja dhe përfitoj nga rasti për të falënderuar Rafinjën për atë që na dha vitin e kaluar, ishte themelor për ne. Unë mendoj se kjo mund të na krijojë shumë probleme për shkak se nuk e di atë që Valverde do të bëjë. Megjithatë, unë besoj se në çdo rast do të luajë me 4-3-3”.

NDESHJA – “Sfida e së nesërmes është një ndeshje që ne kemi ëndërruar gjatë. Nuk duhet të vuajmë ndeshjen, por ta luajmë atë duke u përpjekur të shfrytëzojmë mundësitë tona. Nuk duhet të qëndrojmë të habitur”.

MIRANDA – “Diçka do të ndryshojë. Së pari duhet të kuptoj se si do të jetë Brozoviç, i cili ende ka dhimbje, ndërsa Perishiç është në rregull. Miranda do të luajë”.

LAUTARO NË VENDIN E NAINGOLAN – “Unë nuk mendoj se do të provoj ndonjë gjë të re,sepse nuk mund të bëj eksperimente në “Camp Nou. Duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum rastet që do të na paraqiten. Kam kaq shumë lojtarë të mirë dhe ne duhet të arrijmë të më të mirën e mundshme, por kjo duhet bërë shkallë-shkallë, duke ruajtur gjithmonë ekuilibrin e ekipit dhe duke menduar për kundërshtarin “.

Ndeshja është vendimtare për kualifikimin?

“Ne nuk do të jemi të kualifikuar apo të eliminuar matematikisht, pavarësisht nga rezultati i nesërm. Ne duam të luajmë me vetëbesim që e përmenda më parë, me zemërim dhe të mësohemi të vuajmë. Do të presim për momentin e duhur dhe ta shfrytëzojmë”.

Ikardi tha se dëshiron ta dërgojë Interin sa më lart të jetë e mundur. Çfarë do të thotë për ndeshjen e nesërme?

“Kjo do të jetë një mundësi e madhe për t’u përmirësuar më tej dhe për të sjellë përsëri Interin e vërtetë, i cili fitoi gjithçka. Cdo gjë varet nga situata dhe nga loja.”

Nëse Brozoviç nuk do të rikuperohet, mendoni për Borha Valeron nga minuta e parë në atë rol?

“Nuk kemi shumë zgjedhje në atë pozicion, kjo edhe për shkak të fair playt financiar. Por kemi dhe disa lojtarë që mund të luajnë atë rol, si Shkrinjar dhe Azamoa. Gjithsesi do të shohim deri nesër”, përfundoi tekniku zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *