Spaleti justifikon humbjen: Fajin e ka fusha!

Luçiano Spaleti, trajneri i Interit, analizon kështu humbjen ndaj Sasuolos, në premierën e Interit për këtë sezon. Ai ka folur për “Dazn”, teksa i pyetur për dialogun me skuadrën tha: “Eshtë folur në fund të ndeshjes me të gjithë, ashtu si bëhet, ndaj gjithçka në rregull. Do të përqendrohesha te ndeshja dhe jo dialogu që pata me ekipin… Sasuolo luajti mirë, ishte i aftë që goditi në kundërsulm, por ishte më e lehtë të humbisje topa me këtë fushë të sotme, që nuk më pëlqeu aspak… Fusha ndikon dhe ata e njohin mirë”.

“Shënuan penallti dhe fituan falë saj, nuk mund të them më shumë. Djemtë më pëlqyen, bënë lojën e tyre. Disa elementë duhet të përmirësohen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *