Spaleti: Inter, ndaj Bolonjës do vuajmë!

Trajneri paralajmëron zikaltërit, edhe pse ka besim te Ikardi dhe Perisiç: Por ata duhet të kuptojnë se të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin

Rikthim i menjëhershëm në fushë për javën e pestë të Serisë A për Interin, që do të luajë sot në mbrëmje, ndaj Bolonjës pas fitores së “shëmtuar” ndaj Krotones. Luçiano Spaleti lë të rrjedhin kritikat për lojën që në Kalabri ka munguar dhe sheh për hapin e radhës për të barazuar startin perfekt të Mançinit dy vite më parë, me pesë suksese radhazi në fillim të sezonit. “Gjendja e skuadrës pas të nxehtit të Krotones? D’Ambrozio dhe Dalbert kanë arritur të rekuperojnë, në atë fushë duhet të vuash më shumë se mesatarja, edhe për shkak të terrenit të thatë që ka krijuar shumë probleme edhe për kundërshtarin. Por më pas rikuperohet. Ikardi ndonjëherë është pak i përfshirë? i kam bërë komplimentat, por ka marzhe rritjeje. Por, si pasojë e fjalëve të bukura ai dhe Perisiç janë larguar nga pjesa tjetër e skuadrës. Ne kemi nevojë për ta, por edhe ata për ne. Në zonë, Mauro është thuajse i pamundur, gjarpërues si stema e Interit. Pastaj është e qartë se mund të përmirësohet në pjeëmarrje. Nuk më intereson nëse jemi surprizë, apo jo, ajo që vlen është të mos ngecim në “kurthet” e shumta që kampionati do të na ofrojë. Flitet për një kampionat të ndarë në dy pjesë, por Krotone ka bërë një ndeshje si një skuadër që e dinte se çfarë kërkonte. Është dashur ndonjë ndërhyrje super e Handanoviçit, por edhe Juventusi ka fituar falë pritjeve të Bufonit”.

TURN OVER — “Ndryshim në mesfushë? Ajo që vlen është që të mos jemi statikë, pastaj është e qartë që duhet edhe cilësi për të shkuar në zonën kundërshtare. Në atë zonë duhet të kalojë edhe Kandreva dhe Perisiç, ashtu si edhe Eder që di ta bëjë këtë shumë mirë. Galjardini do të ketë gabuar ndonjë top, por bën një punë të madhe. Kush luan në mesfushë ndaj Bolonjës? Do të marr ndonjë orë më shumë për të vendosur. Gjashtë skuadra nuk kanë humbur ende pikë, përveç ndeshjeve direkte? Do të fusja edhe Sampdorian dhe Torinon, që kanë kohët e duhura të tranzicionit. Sepse nëse luan ballëhapur kundër disa skuadrave të forta, humbet thuajse gjithnjë. Në fillim ishin disa big-ë që bënin diferencën vetëm me kampionin, sot të gjitha kanë kolektiv. Fraza për të cilën u ndjeva trajner i Interit që vitin e shkuar? Duke parë që më ishte bërë një pyetje për mbrojtësit e krahut, doja të thoja që kisha studiuar mirë humbjen në prill ndaj Krotones dhe kisha kuptuar se duhej të ishim të bashkuar. Kjo, pasi, pashë që mbrojtësit e krahut, në tentativë për të shënuar, linin bosh prapavijën.

BOLONJA – “Është absurde që të quash të përfundura disa ndeshje përpara se të nisin. Pastaj është e qartë që të fitosh një ndeshje direkte të jep eufori të ndryshme, që certifikon besimin. Bolonja vjen nga disa humbje, por unë e pashë ndaj Napolit dhe e pashë sesa të aftë ishin ata që të sulmonin dhe të shfrytëzonin hapësirat që u jepeshin”.

MBROJTJA – “Dalbert i shqetësuar për të bërë detyrat në mbrojtje? Kjo është paksa e vërtetë, ka cilësi që duhet t’i shohë ende, ka këmbë dhe vrapim. Si është Kanselo? Duam të evitojmë rrëzimet, por shpresoj ta kem në grup përpara derbit. Do të jetë ai që do të na thotë se kur do ta ndjejë. Po kështu edhe për Santonin që ishte rikthyer, por më pas ka pasur një problem në muskul dhe i është rikthyer stërvitjes së personalizuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *