Spaleti i dëshpëruar me Interin: Kështu nuk është normale!

Interi dukej i qetë, rruga për në Champions League ishte  e hapur, por tani Napoli e ka shkatërruar dhe Empoli në javën e fundit do kërkojë pikë mbijetese në San Siro.

“E nisëm mirë, pastaj bëmë gabime teknike prej nga erdhi goli. Më pas e qarkulluan shumë pak dhe keq topin, Napoli ushtronte presion të frikshëm. Luajtëm shumë keq”, e nisi analizën e tij pas ndeshjes trajneri i Interit Luçiano Spaleti. 

“Me Napolin pranohet humbja, por jo në këtë mënyrë. Ndeshja e ardhshme është finale. Kohët e fundit kemi luajtur mirë, edhe kur nuk kemi fituar. Sot Napoli na bëri të vraponi pa fund dhe kështu krijohen hapësira të mëdha.

“Natyrisht, tani skuadra nuk është e qetë, por duhet të ruajmë kthjelltësinë mendore. Luajtëm një ndeshje të shëmtuar, por e kemi në duart tona fatin tonë, pastaj Milani do luajë në Ferrara, nuk do e ketë të lehtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *