Spaleti i dërgon një sinjal Interit

0

Luçiano Spaleti luan ndoshta ndeshjet e fundit në drejtimin e Romës, por është i përqendruar te sfida e nesërme kundër Juventusit, që duhet fituar patjetër, pasi Napoli mund të përfitojë dhe të rrëmbejë vendin e dytë.

“Është ndeshje që përgatitet vetë. Juventusi meriton të jetë në krye, edhe pse tentuam gjithçka, ndaj tani duhet të luftojmë për vendin e dytë, sepse hendeku me Juven është ende aty, edhe pse kemi punuar shumë”, shprehet trajneri verdhekuq, i cili është dakord me trajnerin e Napolit, Mauricio Sarrin, i cili kërkonte që ndeshjet e Napolit dhe Romës të luheshin në një orë: “Ndoshta ka të drejtë, duhen hequr dyshimet. Megjithatë, mendoj se duhej luajtur në një orë edhe javën e shkuar”.

Roma është pa Xhekon: “Më vjen keq, ishte përfunduesi i aksioneve dhe skuadra po e shërbente si duhej. Megjithatë, kemi zgjidhje të tjera dhe nuk duhet të ankohemi”.

Flitet se Interi e mirëpret për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që tek Interi ka shkuar edhe ish-drejtori i Romës, Valter Sabatini: “Sabatini është një drejtor sportiv shumë i zoti, me eksperiencë të madhe, ndaj e meriton të punojë në një klub të rëndësishëm. Me të kam pasur shpesh pikëpamje të kundërta, por kam qenë dakord për shumë gjëra të tjera. A mund të punojmë sërish bashkë? Pse jo”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here