Spaleti: Gatuzo ka bërë një punë super, Milani është rritur më shumë se ne

Interi duhet të lërë pas eliminimin nga “Europa League” dhe të fokusohet te ndeshja derbi kundër Milanit, një sfidë shumë e rëndësishme për sezonin e zikaltërve. Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti ka folur para ndeshjes kundër fqinjëve kuqezi, ku ka prekur shumë tema:

“Kundër Frankfurtit, bëmë një ndeshje të shëmtuar. Por nga njëra anë, kjo është diçka pozitive, pasi është më e lehtë të reagosh pas një humbjeje. Derbi kundër Milanit është ndeshja e duhur që lojtarët të rikthehen në formën e tyre më të mirë.

Gatuzo ka krijuar një skuadër shumë të mirë, që luan bllok dhe shumë kompakte. Janë rritur shumë në krahasim me ne. Po luajnë një futboll të mirë dhe struktura e klubit është aty ku duhet. Gjithsesi, ne i dimë aftësitë tona dhe do të bëjmë korrigjimet e duhura dhe do të synojmë vetëm fitoren.

Lautaro? Për mua, ai dhe Piatek janë në të njëjtin nivel. Janë dy sulmues shumë të mirë dhe që dinë të shënojnë gola. Mendoj se lufta do të bëhet në mesfushë, ndërsa sulmuesit do të kenë më pak ndikim. Shkriniar ka luajtur mirë në mesfushë dhe pse jo, ndoshta do të provohet sërish aty”, përfundoi Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *