Spaleti: Fitorja shenjë maturie, e vlerësoj ardhjen e Ikardit në stadium

Interi mori një fitore të vuajtur ndaj Sampdorias pasditen e sotme, teksa triumfoi me shifrat 2-1, brenda në “San Siro”. Pas sfidës, trajneri zikaltër, Luçiano Spaleti ka folur për mediat, duke diskutuar mbi ndeshjen si dhe mbi çështjen e momentit në ekipin e Interit, pikërisht Mauro Ikardin.

ÇËSHTJA IKARDI – “E vlerësoj shumë faktin që ishte në stadium dhe do ta vlerësoja akoma më shumë në rast se do të vinte në dhomën e zhveshjes pas fitores për të festuar me ne. Ishhte një fitore mjaft e rëndësishme për ekipin dhe ai është pjesë e jona, kështu që e marr me mend që ka qenë i lumtur po aq sa ne me fitoren.

Duam të rikthehemi në normalitet. Në një ekip, në dhomat e zhveshjes kalohet shumë kohë së bashku edhe flitet për shumë gjëra. Ka dhe disa hapa për të bërë, të cilat janë për të që të vijë në dhomat e zhveshjes, ta shijojë që është pjesë e një grupi të mirë dhe të jetë i vetëdijshëm që po vesh një fanellë më peshë si ajo e Interit, gjëra të këtij lloji.”

NDESHJA DHE EKIPI – “Ishim pak të ndrojtur në pjesën e parë dhe Sampdoria është një ekip që lëviz mirë me topin. Më pëlqeu shumë reagimi i tifozëve pasi na barazuan, pasi të gjithë duartrokitën dhe na mbështetën. Fitorja është një shenjë maturie, kështu që mund të fillojmë ta kapërcejmë malin e fjalëve që është thënë për Interin kohët e fundit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *