Spaleti: Emri i Interit të vë nën presion, nesër një ndeshje historike

Interi do të përballet nesër me Totenhemin në një takim që do të jetë vendimtar për të dyja skuadrat. Londinezëve iu duhet fitorja me doemos, ndërsa italianëve u leverdis dhe barazimi. Trajneri i ekipit zikaltër, Luçiano Spaleti, foli para gazetarëve në daljen për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme.

Kundërshtari – “Poçetino është një trajner shumë i zoti përsa i përket aspektit taktik. Ai e ndryshon shpesh skuadrën dhe e bën mirë këtë gjë. Është gjithashtu një motivues shumë i zoti, që është diçka e domosdoshme në klube të këtij niveli. Nesër duhet ta bëjmë të qartë se Interi është i aftë të përballet me cilindo kundërshtar, lojtarët duhet të djersiten deri në pikën e fundit”.

Ndeshje historike ? – “Po është një ndeshje e një niveli të tillë. Do të luajmë në një stadium mitik si Uemblei, por se kemi problem këtë, pasi atmosfera në San Siro është po aq drithëruese. Mendoj se presioni vlen dhe për skuadrën kundërshtare, pasi ata do të ketë përballë një prej skuadrave më të forta në historinë e futbollit europian si Interi”.

Diferencat midis Champions dhe Serie A – “Ka shumë ndryshime, pasi në Champions luan ndaj skuadrave më të mira. Ke përballë ekipe që luajnë futboll në mënyrën më të mirë të mundshme. Për ne tek Interi është pak ndryshe, pasi kemi vite që e presim këtë kompeticion. Nëse luan vit pas viti e përjeton ndryshe. Në këtë lloj turneu vendosin përballjet direkte, e dimë shumë mirë se ç’duhet të bëjmë nesër’, përfundoi Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *