Spaleti: Çfarë shije e bukur, por Napoli qëndron më lart!

Trajneri: Montelën e vlerësoj, në pjesën e dytë ata rrezikuan duke u hedhur në sulm dhe vuajtëm, por është normale. Nuk bëra asgjë të veçantë, por djemtë janë profesionistë.  Ikardi madhështor”

Luçiano Spaleti, trajneri i Interit, i intervistuar nga “Sky Sport”, pas ndeshjes Inter-Milan, u ndal të komentonte edhe fjalitë e Montelës për penalltinë e dyshimtë në fund: “E vlerësoj dhe respektoj Montelën, sepse nëse jam këtu është edhe meritë e tij që më ka dhënë shumë kur e kisha lojtar. Respekt absolut për njeriun dhe profesionistin Montela”. Më pas, Ikardi kthehet tema: “Mauro ishte i madhërishëm sot. Ka finalizuar, u kthye të rikuperonte topa ashtu si shpesh bën.

Ishte i fortë në aspektin e personalitetit, një futbollist i  fortë pavarësisht moshës së re. Mban çdo gjë që i vendos mbi shpatulla”. Për sa i përket futbollit të shprehur nga skuadra: “Nuk po nxjerr asgjë nga djemtë, shoh futbollistë të interesuar, djem seriozë, profesionistë të shëndetshëm. Nëse ka njohuri bëhet më e lehtë të marrësh rezultate. Mbërritëm me shumë pikë vitin e shkuar, tani jemi në rrugën ku duhen mbledhur frytet e punës dhe më pas do të bëjmë diskutime të tjera”.

Pjesa e dytë, megjithatë, ishte vuajtje: “Në pjesën e dytë Montela u tregua i zoti që ndryshoi letrat në tavolinë, por kishte vendosur një skuadër ofensive në fushë, dy sulmuesit afër, Suso dhe Bonaventura. Borini u kthye mesfushor krahu dhe nuk kthehej as në mbrojtje. Nuk arritëm që të luanim siç duhej, ndoshta sepse nuk pasonim edhe fort mirë, por kur arritëm gjetëm golat. Ata rrezikuan shumë, por duhet të bënim mirë. Goli i dytë i Milanit ishte i shmangshëm”. Titulli? “Duhet ende të rritemi, diferencat janë. Shtyjmë gjithmonë në maksimum, më pas luhet dhe shihet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *