Spaleti: Asgjë më pak se Roma dhe Lacio, jemi Interi!

Trajneri zikaltër: i dimë vështirësitë tona dhe ku duhet të përmirësohemi, por në këtë moment nuk mund të menaxhojmë asgjë. Kievo do të luajë për mbijetesë, duhet kujdes

Edhe sot ndaj Kievos, ekziston vetëm një rezultat për Interin, fitorja. Për të qëndruar në garë për Champions dhe për t’u afruar te ndeshja me Juventusin me qetësi: “Skuadra është në një moment ku duhet të japë diçka më shumë për periudhën që po kalojmë në kampionat”, komentoi Luçiano Spaleti, trajneri zikaltër. “Interi duhet edhe të dijë që Kievo di të menaxhojë sa më mirë këto situata të vështira në renditje. Kanë nevojë për të bërë pikë që të shpëtojnë dhe sa më parë ta bëjnë, aq më të qetë do të jenë. Galiardini? Pa të nuk është se do të ndryshojmë shumë taktikisht, futbollistë që mund të bëjnë mesfushorët kemi si Kandreva, Kanselo dhe Skriniar. Jemi në rregull, më vjen keq për Roberton”.

Ndeshja në transfertë një problem? “Tani keni trenin e vështirësive në transfertë… E dimë mjaft mirë se cilat janë të mirat dhe të këqijat tona. Duhet të zgjidhim gjithçka duke luajtur dhe duke fituar. Duhet karakter dhe zemër. Champions? Nuk kemi asgjë më pak se rivalët, përveç se 1 pikë. Ne jemi Interi, pra një pikë më shumë për ne”.

Gabimet – Momenti i sezonit është vendimtar, nuk lejohen gabime: “Nuk mund të menaxhohet më asgjë, mendoj se është mundësia që të ribëjmë një ndeshje të mira edhe me Kievon. Duhet të hedhim atë hap më shumë. Jemi duke gjetur ekuilibër në paraqitje. Nuk ka qenë kurrë gjithçka e gabuar ajo që kemi zgjedhur të bëjmë, në përgjithësi shkoi mjaft mirë. Duhet të luftojmë deri në fund për Champions. Duhet të jemi kërkues me veten dhe të kemi mundësi që të njohim gabimet e bëra”.

Kërkues – Inter ka një aktiv prej 7 pikësh në krahasim me periudhën e shkuar në kampionat: “Kërkohet gjithmonë që të bëhet mirë, futbollistët që janë këtu kanë punuar në mënyrë serioze, klubi ka qenë i pranishëm dhe janë hedhur bazat për të ardhmen. Thelbësore, kështu nuk duhet të risnim gjithçka nga e para. Po punohet mirë dhe me shumë përgjegjësi, që nga sektori i të rinjve, strukturat e deri te ndërtimi i ekipit. Nëse mbërrijmë në Champions, do të kemi avantazhe më të mëdha, si fitimi i parave, më e lehtë të investosh. Paratë na ndihmojnë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *