Spaleti: Alegri më i miri, por me atë ekip është e lehtë

0

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, nuk shqetësohet nga ndërprerja e kampionatit, edhe pse Interi ishte në një moment shumë të mirë. Për trajnerin zikaltër, Interi i ka të gjitha shanset të shkojë në Champions League, ndërkohë që ndër të tjera Spaleti flet edhe për trajnerin e ardhshëm të Italisë, si dhe lëshon një “thumb” për Maks Alegrin, i saposhpallur trajneri më i mirë i sezonit të shkuar në Serinë A.

“Jemi në një fazë tepër delikate të kampionatit, por tashmë nuk ndërpritet asgjë, skuadra ka gjetur ritmin e duhur dhe besoj se do ta ruajë edhe në ndeshjet në vazhdim. Jemi ende në kohë për të treguar një nivel konstant loje, duke punuar për të ardhmen me një bazë solide. Besojmë te vendi i katërt, por i vlerësojmë gjithë rivalët, nuk veçoj askënd. Skuadra ime është e fortë, më pëlqen të punoj tek Interi dhe dua të qëndroj gjatë.

“Ikardi? Është lojtar me cilësi të rëndësishme, teknike dhe karakteriale. Nuk vihet në vështirësi nga një mosgrumbullim në kombëtare apo një notë negative, në ndeshjen pasardhëse reagon fuqishëm”.

“Italia? Mendoj se në këtë moment do duhej Ançeloti, por edhe emrat e tjerë që janë përmendur janë cilësorë, përfshirë Di Biaxhion”.

“Pankina e Artë? Është e drejtë të zgjidhet Alegri, i cili vitin e shkuar shkoi në fund të çdo kompeticioni. Natyrisht, për atë është pak më e lehtë, me skuadrën cilësore që ka, ndaj unë votova Gasperinin, që po bën një punë të mrekullueshme me skuadrën që ka në dispozicion, plot me të rinj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here