Soue: Po argëtohem, nuk jam në garë me askënd

0

Për të tretën ndeshje radhazi, sulmuesi Ali Soue ka shënuar, por këtë herë një gol dhe jo dy. Pas ndeshjes ai u shpreh: “Jam i lumtur që vazhdojmë serinë e fitoreve, normalisht edhe për golin. Në të tilla ndeshje të duket më e thjeshtë, por rrezikon qëndron, nëse nuk je në maksimum i përqendruar. Ndeshja nisi mirë dhe për fat arritëm të shënonim shpejt. Vetëm një gol? Jam i kënaqur edhe me këtë gol, sepse nuk më shqetëson asgjë.

“E përsëris, nuk jam në garë me askënd dhe kërkoj që të bëj më të mirën e mundshme për ekipin, në të njëjtën kohë edhe të argëtohem. Skënderbeu e meritoi plotësisht fitoren. Treguam se i vlerësojmë maksimalisht si ekipet e kreut, edhe ata të fundit të tabelës. Javë pas jave po afrohemi më shumë te titulli dhe asnjë ekip nuk na e cënon rrugën që kemi nisur dhe që do ta mbyllim me sukses. Shpresoj që javë pas jave të vazhdoj të shënoj dhe nëse e bëj këtë, do të ndihem më i lumtur. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës në Durrës, për t’u kthyer me fitore.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.