Sot testi i fundit, Pakult takohet me futbollin shqiptar

Tekniku austriak e ka merak formacionin dhe nuk e zbulon asnjëherë deri para ndeshjeve…

Jurgen Zela

Peter Pakult dhe Kukësi i tij sot do të kenë provën e fundit para ndeshjes me Vllazninë. Tekniku austriak do të ketë mundësinë të shohë të besuarit e tij në një test kontrolli sot në orën 13:00. Në fushën e kompleksit “Internacional” në Pezë-Helmëz Kukësi do të ndeshet me Dinamon e Igli Allmuçës. Kampionët do të zhvillojnë miqësoren e parë në Shqipëri, pas tre të tillave të luajtur në tokën turke. Me tre rezultate shumë pozitive, nën sytë e shumë menaxherëve, tashmë kuksianët do të rikthehen në bazë dhe do të ndeshen me një kundërshtar më të dobët, por do të ketë një mundësi më shumë për të njohur akoma dhe më shumë skuadrën, pasi siç dhe vetë ai ka deklaruar, i duhet ende kohë.

FORMACIONI – Pakult ka një teknikë të ndryshme pune nga paraardhësi. Një nga fiksimet e tij është formacioni. Siç mësohet, trajneri austriak nuk preferon që ta zbulojë një ditë parë formacionin që do të hedhë në fushë, së paku kjo ka qenë praktika që ka aplikuar gjatë qëndrimit në Antalia. Edhe pse ishin ndeshje miqësore, 58-vjeçari e ka treguar qartë se formacionin e vendos vetëm ditën e ndeshjes.

Përballë Dinamos ai do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e skuadrës dhe pritet të ketë mjaft ndryshime, pasi do aktivizohen lojtarët e ardhur në merkato. Kjo gjë pritet me shumë interes. Ata të fundit duhet të bindin teknikun Pakult që janë gati për të marrë minuta që në ndeshjen e javës së 17-të kundër Vllaznisë. Gjithsesi për këtë ndeshje skuadra nuk do të jetë e plotë, pasi mungon Guri, Dzaria dhe Dilon. Shkodrani kthehet sot nga Italia, ndërsa Zhderiç dhe Dilon duhet të plotësojnë të gjitha dokumentacionet për të ardhur në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *