Sot të gatshëm të shkundin xhepat për Haland, Hofenheimi nuk e vleronte as 5000 euro në muaj

Erling Haland është kthyer në futbollistin e momentit, teksa edhe pse në një moshë 19-vjeçare është një makineri golash. E tregoi këtë gjë fillimisht te Salzburgu në Austri, ku me golat e tij i bëri për vete klubet e mëdha eurpiane, për të vazhduar më pas te Borusia e Dortmundit. Me këta të fundit gjeti rrugën e rrjetës që debutim dhe që atëherë nuk është ndalur të shënojë.

Por në një kohë kur tashmë të gjithë e kërkojnë, e shkuara nuk ka qenë gjithnjë e tillë për sulmuesin norvegjez. Madje “Bild” kthehet pas në vitin 2016, kur Haland ishte pranë firmës me Hofenheimin. Të gjitha shkuan mirë, por bashkëpunimi nuk u arrit. Arsyeja ishte paga “e lartë” që futbollisti kërkonte. Për drejtuesit e Hofenheim Haland nuk vlente 5000 euro në muaj. Një shifër kjo që nese e shohim tani duket qesharake, duke parë se sa shumë mund të japë ky sulmues./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *