Sot Sopoti-Elbasani, mes polemikave pa fund

0

Të shtunën duhej të luhej Sopoti-Elbasani, një finale tjetër e madhe, por për të përcaktuar se cila skuadër zbret direkt nga Kategoria e Parë.

Sfida e planifikuar për t’u luajtur në “Selman Stërmasi”, në transmetim direkt në RTSH, u shty për shkak se policia ishte e angazhuar në protestën e opozitës.

Gjithçka normale, por tashmë është vendosur që finalja të luhet sot, në “Selman Stërmasi”, dhe kjo ka bërë që të plasin polemikat.

Sopoti proteston, pasi u lajmërua të dielën në mbrëmje për datën e re të ndeshjes dhe përveç kësaj, kundërshton faktin që ndeshja nuk do të transmetohet direkt, duke qenë se RTSH është e përqendruar te dy ndeshje të Superiores.

Sipas Sopotit,”duke mos u transmetuar ndeshja në RTSH, arbitri ka dorën e lirë të bëjë masakrën e radhës ndaj nesh”.

Duhet kujtuar se Sopoti është i detyruar të fitojë, për të evituar rënien direkte, ndërsa Elbasani luan edhe për barazimin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here