Sot me polici, Kamza-Besëlidhja sërish në fushë

0

Kamza apo Besëlidhja? Njëra prej tyre do të festojë sot ngjitjen në Superiore, pas një sezoni të gjatë, të lodhshëm e plot tension. Kamza kryesoi gjatë gjithë kampionatit, vendosi rekord fitoresh rresht, por në play-off pikët u përgjysmuan dhe Besëlidhja u kthye në garë, edhe falë gabimeve të Kamzës.

Gjithsesi, me sforcim kamzalinjtë kanë mbrojtur kreun dhe sot kanë një avantazh të madh: ashtu si Lushnja ndaj Bylisit në finalen e grupit tjetër, i duhej vetëm një barazim për të festuar kthimin në Superiore.

Besëlidhja e nisi keq sezonin, por pati rritje graduale dhe sukseset në kupë i shtuan besimin në forcën e vet, ndaj sot lezhjanët nuk futen në fushë si inferiorë dhe do të jetë një betejë.

Beteja do të zhvillohet me polici, më në fund. Ky takim, sipas kalendarit duhej të ishte zhvilluar para 10 ditësh, saktësisht me 12 maj, por për mungesë të policisë, nuk u zhvillua duke u kthyer në një “telenovelë”. Lezhjanët e paditën në KDS, ku kërkuan edhe fitoren në tavolinë, po as Disiplina dhe më tej Apeli, nuk u dhanë të drejtë.

Tani fjalën e ka fusha, me shpresën se arbitrimi do të jetë neutral.

Formacionet e mundshme

Kamza: Gjonikaj – Frashëri, Lelis, Basriu, Boçi  – Deliallisi, Ferraj, Mehmeti, Hysa – Malindi, Morina

Besëlidhja: Demi – Kastrati, Smajli, Dibra, Ndreca – Sidibe, Hepaj, Semina – Seku Kamara, Marashi, Përgjoni

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.