Sot kalendari i Kategorisë së Dytë, nga Elbasani tek debutuesit historikë Klosi e Spartaku

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka klubet e Kategorisë së Dytë dhe mediat, se sot, në orën 12.00, do të hidhet shorti i kampionatit kombëtar të kësaj kategorie. Fillimi i edicionit 2017-2018 do të jetë më datë 1 tetor.

Një kampionat i veçantë, për shumë arsye. Do të jenë 28 skuadra në start, të ndara në dy grupe, duke bërë që më në fund të luhen 26 javë të plota, pa lënë pushim çdo javë një skuadër, si ka ndodhur në të shkuarën.

Gjithashtu, për herë të parë në histori Elbasani do të luajë në nivel kaq të ulët.

Ka edhe risi: Klosi dhe Spartaku i Tiranës janë klubet e rinj që ngjiten në këtë kategori, pas triumfit të sezonit të shkuar në Kategorinë e Tretë.

Janë pjesë e së Dytës edhe Skrapari e Kevitani, që në fakt nuk duhej të ishin, por ka pasur një tolerim nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të evituar shkrirjen e këtyre klubeve.

Më poshtë janë dy grupet përkatëse me ekipet pjesëmarrëse:

 

Kategoria e Dytë Grupi A

1.Mamurrasi

2.Sopoti

3.Partizani B

4.Vora

5.Gramshi

6.Tirana B

7.Kukësi B

8.Luzi 2008

9.Veleçiku

10.Internacionali

11.Ada

12.Kevitan

13.Spartaku

14.Klosi

Kategoria e Dytë Grupi B

1.Elbasani

2.Albpetrol

3.Oriku

4.Maliqi

5.Butrinti

6.Domosdova

7.Devolli

8.Memaliaj

9.Tepelena

10.Përmeti

11.Këlcyra

12.Delvina

13.Gramozi

14.Skrapari

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image