Sot je e të gjithëve! Hysaj e paralajmëroi, Shqipëria fiton me 4 gola ndaj Islandës

0

Përmbledhja e ndeshjes, Shqipëri-Islandë 4-2

90’+6′ Përfundon takimi, Shqipëri-Islandë 4-2. 

90′ Mbyllen koha e rregullt, por ka 6 minuta shtesë.

82′ Kuqezinjtë kanë shpërthyer. Pasimi fantastik i Memushaj dhe Cikalleshi gjen rrjetën. Shqipëri-Islandë 4-2

79′ Roshi gjen golin e tretë pas gjuajtjes nga distanca, i ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit. Emocione të jashtëzakonshme me kuqezinjtë që kalojnë për herë të tretë. Shqipëri-Islandë 3-2.

71′ Ndihet lodhja e te futbollistët. Hysaj largohet i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Abrashi.

62′ Panik në mbrojtjen e Shqipërisë, ndihet lodhja e kuqezinjëve.

58′ Topi i parë që preket nga Sigtorson dhe vjen goli i barazimit. Tërësisht aksidentale.

52′ Aksioni i parë pas golit të pësuar dhe vjen avantazhi. Hysaj shënon golin e parë me fanelën e Shqipërisë pas pasimit brilant të Manaj. Shqipëri-Islandë 2-1

47′ Falim golin e barazimit. Një gabim i Ismajlit në qendër i jep mundësinë Sigursdon, që të dërgoj topin në rrjetë. Shqipëri-Islandë 1-1.

45’+1′ Përfundon e para. Shqipëri-Islandë 1-0

45′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 1 minutë shtesë.

42′ Sigurdson na vendos në vështirësi me një tjetër gjuajtje nga distanca. Shkon jashtë fatmirësisht.

38′ Manaj kërkon golin me një tjetë gjuajtje fantastike nga distanca, por shkon ngjitur me shtyllën.

33′ Dërmaku gjen golin me kokë pas skemës fantastike mes Memushajt dhe Bares nga goditja e këndit. Shqipëri-Islandë 1-0

25′ Reja bëhet nervoz me mbrojtësit që nuk i mbyllin hapësirat në mënyrën dhe kohën e duhur.

24′ Goditja e parë e rrezikshme e miqëve me Sigurdson që shkon pranë golit nga distanca.

18′ Manaj krijon një tjetër rast të rrezikshëm në zonën kundërshtare, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja.

15′ Trajneri Reja kërkon që lojtarët të shtyjnë më tepër në sulm.

11′ Rast flagrant i humbur nga Manaj. Shtylla i ndal golin i vetëm përballë portierit. Entuziazëm në “Elbasan Arena”.

8′ Shqipëria është në mbajtjen e topit dhe kontrollin e lojës.

2′ Manaj rrezikon portën kundërshtare, por portieri i Islandës e eviton me situatën e rrezikshme.

1′ Nis takimi.  E veçanta në himn është se edhe Reja ka mësuar disa fjalë shqip për ta kënduar atë.

Shqipëri-Islandë

20:15 Kënga e Etno Engjujt ndez edhe ata pak tifozë të Islandës që kërcejnë me ritmet shqiptare.

20:10 Trajneri Reja i ka ndarë lojtarët në dy grupe për të bërë nxehmjen mes titullarëve dhe rezervave.

20:05 Sipas informacioneve të fundit, janë shitur deri tani 7300 bileta. Ndërkohë që në orën 18:30 ishin shitur 6500 bileta.

20:00 Tifozët nisin të mbushin stadiumin “Elbasan Arena”. Me flamujt kombëtar, që asnjëherë nuk i ndajnë.

Përpara ndeshjes

Shqipëria do të luajë sot në orën 20:45 përballjen ndaj Islandës, në një mbrëmje që pritet të vendosë shumë për fatet e këtij grupi. Fitorja me Islandën është më shumë se detyrim, për të mbajtur ende gjallë shpresat e kualifikimit në Europian.

Ndërkohë trajneri Reja ka bërë edhe disa ndryshime sa i përket takimit të sotëm, që te skema e lojës, duke e krahasuar me skuadrën që zbriti në fushën e lojës kundër Francës e mbyllur në shifrat 4-1. Më poshtë mund të gjeni edhe formacionet zyrtare të takimit:

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.