Sormani: E ardhmja ime jashtë Italisë, ja ç’shkoi keq në Danimarkë

0

Ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, ka dhënë një intervistë për sajtin e njohur “tuttomercatoweb.com”, ku ka folur për eksperiencën e tij 2-vjeçare në Danimarkë te Vejle, ekip të cilin e ngjiti në elitën e futbollit danez.

Trajneri italian tregohet i sinqertë duke shpjeguar se si filloi krisja midis tij dhe drejtuesve të klubit danez, të cilëve nuk u kursen një kritikë në fund, duke thënë se i krijuan përshtypjen e dorëzimit të parakohshëm.

“Niveli i futbollit në Danimarkë është i lartë, pavarësisht se çfarë mund të mendojnë njerëzit nga jashtë. Atje ka shumë skuadra me lojtarë të mirë. Në të shumtën e rasteve ka futboll cilësor. Këtë sezon pritej shumë prej nesh. Unë mendova se drejtuesit do të mbanin të pandryshuar boshtin e skuadrës, por nuk ndodhi kështu. Pati shumë ndryshime dhe këtu filluan pakënaqësitë e para. Në mars vendosa të largohesha. Mu krijua përshtypja se drejtuesit nuk donin që klubi të luftonte për mbijetesë”.

“Në Danimarkë kanë një sistem “play-out” me rregulla shumë të komplikuar, ku luhet njëkohësisht për mbijetesën, por edhe për Europa League. Në Itali ky format është i papërfytyrueshëm, ne kemi një strukturë kampionati tradicionale. Në Danimarkë janë të interesuar që të bëjnë sa më shumë interesante garën. Në Itali Juventusi po dominon prej tetë vitesh radhazi, këtu s’ka garë për vendin e parë, lufta deri në fund ka vetëm për mbijetesë dhe vendin e katërt, pjesa tjetër është formalitet”.

E ARDHMJA  – “Dëshira ime është që të vazhdoj të punoj jashtë Italisë. Dua një skuadër që ka dëshirë të përmirësohet vazhdimisht dhe që të jetë pjesë e një kampionati cilësor”.

LARGIMI I JUVENTUSIT DHE SARRI – “Do të jetë interesante ta shohim Sarrin te Juventusi. Them se kemi të bëjmë me një ndërrim epokash. Alegri ka pasur pikën e tij më të fortë pragmatizmin. Ai ndiqte shprehjen e Bonipertit: “Fitorja nuk është e rëndësishme, por është gjëja e vetme që vlen”. Tani pritet që të shohim një futboll të bukur, ndoshta kjo gjë do t’i bëjë mirë futbollit italian në tërësi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.