Sopoti për kompletimin e kryeveprës, Vllaznia B proteston dhe kërkon surprizën

0

Pas Tërbuni-Oriku, sot e ka radhën Sopoti-Vllaznia B, finalja e dytë play-off për një vend në Kategorinëe Parë. Sopoti vjen nga një sezon plot vuajtje, me halle pa fund dhe me një mbijetesë momentale të pabesueshme, duke fundosur Elbasanin në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt. Tani klubi nga Librazhdi, por që nuk ka asnjë lidhje me Librazhdin, kërkon triumfin final, me shpresën se sezonin e ardhshëm diçka do të ndryshojë për mirë. Ndërkaq, Vllaznia B vjen nga një sezon i shkëlqyer në Kategorinë e Dytë, ku u rendit pas Egnatias së frikshme. Megjithatë, shkodranët me të drejtë ankohen: sot duhet të bëjnë pa shumë lojtarë të rëndësishëm, pasi Vllaznia luan nesër në Durrës e të rinjtë luajnë sot ndaj Partizanit U-19.

Kuli karikon Sopotin: Fitojmë me Vllazninë B dhe mbijetojmë

Sopoti, sot pasdite, në orën 16:00, do të zhvillojë finalen e sezonit, ndaj Vllaznisë në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës. Dje pasdite, ekipi i Sopotit i ka mbyllur përgatitjet dhe është gati për përballjen e sotme me Vllazninë B. Trajneri i librazhdasve, Bekim Kuli, për gazetën “Sport Ekspres” është shprehur se: “Kemi kaluar pengesën e parë, Elbasanin, dhe tashmë do fitojmë dhe ndaj veriorëve të Vllaznisë B. Do japim maksimumin tonë dhe kam besim të madh tek djemtë që nuk do të më zhgënjejnë. Do të mposhtim Vllazninë B dhe do qëndrojmë në Kategorinë e Parë. Kërkojë mbështetjen e madhe të tifozëve tanë, që janë çelësi i suksesit të Sopotit. Për ne luhet sot gjithë sezoni, ndaj kërkojmë korrektesë dhe drejtësi nga gjyqtarët”, -thotë trajneri i vjollcave, Bekim Kuli.

 

Vllaznia B acarohet para finales,  Kraja ironi me librazhdasit

Ndeshja mes Vllaznisë B dhe Sopotit, e vlefshme për “Play-Off” është vendosur të luhet sot në orën 16:00, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Përballja që do të mësojë se cila skuadër do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, por tani ka dalë një kërkesë nga ana e shkodranëve. Drejtuesit e klubit kuqeblu, kërkojnë që ndeshja të shtyhet, pasi të premten nuk mund ta kenë kontigjentin e plotë të lojtarëve që kanë luajtur gjatë gjithë sezonit në Kategorinë e Dytë. Kjo sepse, Vllaznia U-19 do të luajë po sot në kryeqytet ndaj Partizanit dhe një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre aktivizohen edhe te Vllaznia B, ndaj kjo gjë pritet të penalizojë këtë skuadër në përballjen ndaj Sopotit. Po ashtu, Vllaznia B nuk do të ketë mundësi të marrë as ndonjë lojtar nga ekipi i Vllaznisë A, pasi këta të fundit do të luajnë ndaj Teutës në transfertë. Sherri, Gurishta, Dyca, Kalaja, Kruja e Hajdari janë disa nga lojtarët e ekipit të parë që shpesh kanë ndihmuar edhe ekipin B, por sot nuk do të luajnë, pasi janë në dispozicion të Cungut. Nëse ndeshja e sotme do të luhej të dielën, gjithçka do të ishte më e thjeshtë, pasi rezervat e Vllaznisë në Durrës, nëse nuk do të aktivizoheshin, do të kalonin në dispozicion të ekipit B.

IRONIA – Trajneri Ervis Kraja, ka komentuar dhe nuk ka ngurruar që të bëjë ironi edhe me librazhdasit, të cilat kanë 3 sezone që nuk kanë fushë dhe kanë provuar që të luajnë thuajse në gjysmën e fushave të Shqipërisë. Madje, Kraja, thotë se ndeshja e sotme, mund të luhej edhe në Librazhd…!

SOPOTI – VLLAZNIA B.

Sopoti: Vashaku, Shazivari, Buzi, Bishaj, Qejvani, Caushaj, Muçollari, Polisi, Peçi, Çota, Iinuma. Trajner: B. Kuli.

Vllaznia B: Vjerdha, Ruqi, Kola, Mehmedaj, Kushi, Balaj, Prençi, Djepaxhia, Hasani, Hyseni, Mehja. Trajner: E.Kraja.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here