Sopoti në gjurmët e nigerianit Agboyi

0

Librazhdasit edhe pse nuk kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri, janë duke menduar edhe për merkaton ku drejtuesit e po e bëjnë atë në fshehtësi. Një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga stafi vjollcë është edhe nigeriani 23-vjeçarë Ovbokha Agboyi i cili sezonin e kaluar ka luajtur tek Elbasani.

Rënia e verdhebluve nga Superliga dhe kushtet jot ë mira financiare, e kanë detyruar mesfushorin që të shohë për një tjetër “strehë“ në kampionatin tonë. Librazhdasit, ende nuk kanë caktuar datën për fillimin e përgatitjeve, janë pa trajnerë dhe lojtarët e po ashtu punimet për stadiumin as që bëhet fjalë.

Megjithatë, zëra pranë klubit bëjnë me dije se merkato në Librazhd ka nisur, madje dhe me emra që kanë luajtur në Superligë gjatë sezonit të shkuar.

Mariglen Miraka

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.