Sopoti mban ndezur garën për mbijetesë, Tërbuni kalon Mamurrasin

0

Përveç sfidës Bylis-Lushnja, betejë për ngjitje në Superiore, sot u luajtën shumë ndeshje të rëndësishme në garën për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Në grupin A Kastrioti mposhti me përmbysje Mamurrasin, në një sfidë plot ankth dhe me forca speciale në stadium, nga frika e ndonjë përplasjeje. Mamurrasi shënoi i pari, por nuk rezistoi gjatë, duke pësuar një humbje që e zbret në vendin e fundit.

Ka përfituar më së miri Tërbuni, që fitoi 2-1 ndaj Ilirisë dhe tashmë shpreson të shkojë në play-out, duke lënë Mamurrasin pas.

Në grupin B sytë ishin në Peqin, ku Elbasani përballej me Sopotin, një derbi frike, që u mbyll 2-2. Ishte një rezultat dëshpërues për Sopotin, që kryesonte 2-0 në pushim dhe e pësoi në fundin e takimit, por gjithsesi gara për mbijetesë mbetet tepër e ashpër dhe Sopoti ka ende shpresa të kalojë Elbasanin ose Dinamon, që u mund 2-0 në Fier dhe mbetet në ankth.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here