Sopoti, lojtarët marrin rrogat

0

 

Ekipi i Sopotit është duke u stërvitur maksimalisht për sidën e së shtunës që do ta luajë në Pogradec, ndërkohë që dje lojtarët kanë marrë edhe rrogat. Nuk dihet se bëhet fjalë për një apo të dy muajt, megjithatë duket sikur në skuadër është rikthyer qetësia edhe pse tashmë ka shumë xhelozi, jo vetëm për formacionin, por edhe për 18-shen, ku në ndeshjen me Bylisin ka pasur disa futbollistë që janë lënë jashtë saj. Nga ana e trajnerit iu është kërkuar futbollistëve që në ndeshjen e radhës të bëjnë më të mirën e tyre.

STAFI KOMPLETOHET – Maksi Karaj, një ish-lojtar i spikatur tek skuadra e Sopotit disa vite më parë, do të jetë në rolin e zv.trajnerit në vazhdim. Bashkë me Stojkun, Cenon dhe Bahollin, stafi është kompletuar tashmë. Mariglen Miraka

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.