Sopoti drejt shtegtimit, stadiumi mbetet kantier

Punimet në stadiumin e Sopotit kanë nisur, por me shumë gjasa skuadra do të luajë jashtë, ashtu si tri vitet e fundit. Ritmet janë të ngadalta dhe skuadrës i duhet që krahas merkatos të gjejë edhe fushë për të zhvilluar ndeshjet zyrtare.

Në Librazhd stadiumi ka vite që është braktisur, edhe pse aty më parë është luajtur edhe për Superioren, por largimi nga Librazhdi ka qenë edhe një zgjedhje e drejtuesve të shkuar, që preferonin ta kishin skuadrën në Tiranë, për stërvitje e ndeshje.

Tani Sopoti ka rënë në Kategorinë e Dytë, skuadra është shpërbërë dhe rindërtimi do të jetë shumë i vështirë, aq më shumë që nuk do të luhet as në Librazhd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *