Sondazhi, tifozët besojnë tek Milani në derbi

Milani mund Interin në derbi. Të paktën kështu mendojnë pjesa dërrmuese e tifozëve të intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” në prag të derbit të Madoninës. Kjo gazetë nëpërmjet kompanisë “Swg” ka organizuar një anketë ku janë pyetur njëmijë tifozë – milanistë, interistë, neutralë – me anë të metodës “CAËI” ((Computer Assisted Web Interview / ose ndryshe intervistë nëpërmjet kompjuterit). Për të analizuar të dhënat, gazeta italiane ka marrë për bazë disa tregues të rëndësishëm si entuziazmi, besimi, shpresa dhe dëshpërimi.

Në fund ka rezultuar se 50% e tifozëve të intervistuar besojnë tek fitorja e Milanit të Gatuzos dhe vetëm 18% e tifozëve të intervistuar mendojnë se derbi do t’i shkojë Interit. Për 32% të tyre derbi do të ndahet në barazim. Për t’u theksuar se përqindja e suksesit është shumë më e madhe nëse pyet tifozë e Milanit, ku 72% e tyre e shohin derbin në favor të “Djallit”. Më pak lesues tifozët e Interit, ku vetëm 63% e tyre shprehen të bindur për suksesin e skuadrës së Spaletit. Ecuria krejt e kundërt e dy ekipeve të Milanit në këto dy muajt e fundit ka pasur një peshë të madhe në rezultatin e anketës. Milani ka mundur t’i rikuperojë 11 pikë në 12 javë Interit në kampionat, kanë prerë biletën për në finalen e Kupës së Italisë dhe e shohin veten vetëm -7 pikë nga Interi.

Besimi – 42% e të intervistuesve besojnë se Milani do ta parakalojë Interin deri në fund të sezonit. Në krahun tjetër 39% e të intervistuesve besojnë se Interi do ta mbyllë sezonin përpara Milanit edhe pse me një diferencë të ngushtë. Vetëm 19% mendojnë se Interi do ta thellojë diferencën me Milanin deri në maj me mbylljen e Serisë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *