Solskjaer shpërthen: Unë do të jem këtu, shumë të tjerë jo

“Muaji i mjaltit” ka mbaruar midis Ole Gunar Solskjaer dhe lojtarëve të Mançester Junajtid. Humbja me rezultatin e thellë 4 – 0 ndaj Evertonit ka sjellë që trajneri i “djajve të kuq” të mos përmbahet në daljen për shtyp në përfundim të takimit.

Tekniku norvegjez vuri në dyshim impenjimin e disa lojtarëve dhe u shpreh i bindur se ai do të ketë një të ardhme te suksesshme te Mançester Junajtid, ndërsa disa nga lojtarët që ka në dispozicion s’do të jenë pjesë e këtij suksesi.

 

“Duke filluar nga minuta e parë gjithçka shkoi keq. Duhet të kërkojmë falje tifozëve, ata janë të vetmit persona që mund t’i veshin me fanellat e Mançester Junajtid me kokën lart,  ndërsa ne jo”.

“Paraqitja e skuadrës nuk ishte e denjë për emër si Mançester Junajtid. U kërkojmë falje të gjithë personave që kanë një lidhje me këtë klub. Kemi një shans perfekt për ta shlyer këtë që bëmë të mërkurën (derbi ndaj Mançester Sitit)”.

“Evertoni ishte më mirë se në të gjitha aspektet. Thjesht talenti s’ka për të mjaftuar punë, duhet të punojmë në shumë gjëra që të marrin rezultatet që ne dëshirojmë. Nëse je një lojtarë që dëshiron të luadh në këtë klub, duhet të kuptosh se sa vlerë ka kjo fanellë. Dua që skuadra ime të jetë skuadra që punon më fort në të gjithë kampionatin. Unë do të korr sukses këtu, dhe do të ketë lojtarë që s’do të jenë pjesë e asaj skuadre të suksesshme”.

https://twitter.com/utdxtra/status/1120000552602152960

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *