Solskjaer: Nuk e imagjinoj dot largimin e Pogbas!

0

Ole Gunar Solskjaer i ka dhënë një “shkelm” të fortë lajme që kanë qarkulluar në ditët e fundit mbi të ardhmen e Pol Pogba. Sipas trajnerit të Mançester Juajtid,  është e paimagjinueshme që ai të mos jetë pjesë e “djajve të kuq” për të paktën edhe një sezon.

“Mund të ndjej tension dhe entuziazëm. Lojtarët duan të luajnë. Është një ndjesi me ndryshe se ajo me PSG-në. Kemi mësuar shumë nga dy ndeshjet me ata. Champions të befason me rezultate shumë të çuditshme. Vitin e kaluar Barcelona fitoi 4-1 ndaj Romës, por më pas u mundën 3-0. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” nesër na duhet një rezultati i mirë, që kur të shkojmë në Spanjë të jemi më të qetë”.

POGBA – “Ai është lojtari që krijon për ne. Duhet të fitojmë topat dhe ai duhet të çojë ekipin përpara. Shpresoj ta bëjë mirë këtë detyrë. Ai është ndër lojtarët tanë më të mirë, nuk mund imagjinoj që të mos jetë pjesë Mançester Junajtid sezonin tjetër”.

“Kemi shanse të mira në kampionat. Nuk mund të them se fitimi i Champions-it është diçka më e lehtë se renditja në katër vendet e parë të tabelës në Premier Ligë.  Kemi shanse aty, nuk jemi larg katërshes së parë për momentin”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.