Solskjaer e kalon “provën”, drejtuesit e Junajtid kanë gati kontratën e radhës

0

Dy muaj më parë, Zhoze Murinjo u shpreh para medieve se do të ishte një mrekulli nëse Mançester Junajtid do të renditjes në katërshen e parë të kampionatit anglez. Portugezi nuk po fliste përçart, fundja në atë moment “djajtë e kuq” ndodheshin tetë pikë larg vendit të katërt…

Megjithatë shkarkimi i portugezit dhe zëvendësimi i tij me Ole Gunar Solskjaer ka sjellë rezultate që askush nuk mund t’i mendonte. Në 11 ndeshje nën drejtimin e norvegjezit, Mançesteri Junajtid ka fituar 10 prej tyre, duke lënë pikë vetëm një barazim me Bërnlin.

Puna e shkëlqyer e norvegjezit nuk ka se si të mos shpërblehet nga pronarët e klubit anglez. Sipas tabloidit “The Sun”, trajneri i Mançester Junajtid ka darkuar pas fitores 3 – 0 ndaj Fulhemit me njërin prej pinjollëve të familjes Glejzër që kanë në pronësi Junajtid prej më shumë se një dekadë.

Pjesëtarët e familjes amerikane, Glejzërs

Në darkë ka qenë i pranishëm dhe agjenti i Solskjaer, Kim Solbaken dhe në tryezë është diskutuar konkretisht mundësia e një rinovimi të kontratës së norvegjezit, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Siç duket arritja në vendin e katërt në një hark kaq të shkurtër ndeshjet ka bindur plotësisht drejtuesit e “djajve të kuq” se Solskjaer është njeriu i duhur për të ardhmen afatgjatë të Junajtid.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.