Solskjaer: Barça ekip hileqar, Buskets meritonte karton të kuq!

0

 

Ole Gunar Solskjaer u shfaq i gëzuar pas fitores ndaj Uest Hem me dy penallti të shndërruara në gol nga Pol Pogba. Gjithsesi, buzëqeshja e tij u ndërpre në momentin që fliste për sfidën e ardhshme.

Ndeshja e ardhshme e Junajtid është me Barcelonën në Camp Nou. Solskjaer thotë se tashmë do të fillojë të mendojë për katalanasit. Ai shprehet se blaugranat nuk janë vetëm ekipi që bën futboll të bukur. Janë një skuadër që mundohet të fitojë me të gjitha mënyrat e mundshme.

Norvegjezi gjithashtu kujton se Buskets duhet të ishte ndëshkuar me karton të kuq brenda 15 minutave të para. Diçka që arbitri nuk e bëri duke i dhënë vetëm një karton të verdhë dhe duke e falur në rastin e dytë.

“Nuk dua të krijoj polemika për gjykimin, por Barcelona duhej të ishte me një lojtar më pak brenda 15 minutave të para. Buskets nuk e meriton të luajë ndeshjen e dytë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar këtë, por dua që zyrtarët të kuptojnë se Barcelona nuk luan vetëm futboll të bukur. Ata vazhdimisht e zbusnin arbitrin, duke i folur si ta kishin mikun e tyre. Kanë përvojë, janë të mençur dhe i dinë të gjitha hile që të çojnë te fitorja”, ishin fjalët e Solskjaer.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.