Soldado zhgënjim, Fenerbahçe kërkon sulmuesin e Milanit

0

Milani do të mësojë të dielën fatin e sezonit të ri. Ekipi i Gatuzos nuk duhet ta diskutojë fitoren kundër Spalit pa objektiva dhe shpreson te një dhuratë e Empolit ose Sasuolos.

Mjafton që një prej këtyre dy skuadrave të mos humbasë përballë Interit apo Atalantës dhe kuqezinjtë do të riktheheshin në Champions Ligë pas 7 vitesh mungesë. Shumë për një klub legjendar si Milani, që ka fituar shtatë herë trofeun më të rëndësishëm për klube.

Andre Silva i dha fund sezonit me Sevijën. Portugezit i përfundoi rinovimi dhe do të kthehet në Milanelo. Qëndrimi i tij te Milani duket shumë i vështirë, ndërsa ka ardhur oferta e parë për të.

Sipas raportimeve të turkes “Sporx”, Fenerbahçe po mendon të sigurojë shërbimet e 23-vjeçarit. Spanjolli Soldado ka zhgënjyer dhe drejtuesit e klubit të anës aziatike të Stambollit pëlqejnë Andre Silvën.

Preferencë ka edhe për Niko Kaliniç, i cili luajti bashkë me portugezin sezonin e kaluar te Milani. Klubi italian pret ofertën zyrtare dhe e ardhmja e sulmuesit luzitan mund të jetë kampioni turk i futbollit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.