Solari bën ironikun: Tani e morët vesh kush është Benzema!

Karim Benzema po përjeton një formë të shkëlqyer, teksa ka shënuar pesë gola në tre ndeshjet e fundit. Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari e shfrytëzoi këtë formë të mirë, për t’iu kundërpërgjigjur gazetarëve, të cilët prej muajsh nuk i kanë kursyer kritikat për francezin.

BENZEMA “Më vjen keq për ata që e zbuluan Benzeman vetëm gjatë javës së kaluar. Ai ka qenë për vite me radhë dhe mbetet një lojtari shumë i talentuar. Ai është në një formë të shkëlqyer (5 gola në tre ndeshje te fundit) dhe jemi shumë të lumtur për këtë”

 “RINGJALLJA” E REALIT “Meritat i takojnë lojtarëve. Ishin ata që u futën në fushë dhe u morën ndeshjen me seriozitetin maksimal nga fillimi deri në fund. Treguan vendosmëri, shpirt luftarak dhe klas”.

BEJL NË STOL ? “Natyrisht lojtarët që vijnë prej dëmtimet u duhet pak kohë për të kapur ritmin e të tjerëve, kjo është diçka që dihet nga të gjithë. Do të dëshiroja që të kisha mundësinë të fusja më shumë lojtarë, pasi kam shumë talente në skuadër dhe të gjithë duan të tregojnë veten”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *