Sokol Cikalleshi nuk po përmbahet, 2 gola me Akhisaspor brenda 7 minutave

Sokol Cikalleshi po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës. Menjëherë pasi arriti të shënonte dy gola me Kombëtaren, ndaj Francës dhe Islandës, rrjetën e gjeti menjëherë sapo shkoi me ekipin në ndeshjen ndaj Menemispor.

Në përballjen e sotme që skuadra e sulmuesit shqiptar po zhvillon në transfertë ndaj Karagmuruk në kampionatin turk, Cikalleshi ka realizuar 2 gola për 7 minuta. Fillimisht duke e tundur rrjetën në minutën e 22, ndërsa në të 29 do të gjente edhe dopietën personale. Ndërkohë Aksisapori është duke fituar me rezultatin 1-3 dhe është mbyllur pjesa e parë. /Sport Ekspres/