Sokol Cikalleshi flet hapur kundër ish-trajnerit: Shihni ku është Panuçi dhe ku jam unë

Sokol Cikalleshi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë, atë kundër Andorrës dhe Francës. Kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar në javën e fundit në kampionat dhe Reja u detyrua që ta lërë jashtë listës.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, sulmuesi i Akhisasporit është shprehur se ka mbetur një peng i madh ajo humbja e fundit ndaj Turqisë. Ndërkohë theksi është vendosur se autori i golit të parë për Kombëtaren në “Arenën Kombëtare” do të hyjë në histori.

“Kam pasur një dëmtim dhe tani po riaftësohem. Është kënaqësi të shënosh golin e parë në “Arenën Kombëtare”. Por kushdo të shënojë, pasi unë nuk jam në fushë, do të mbahet mend në gjatë dhe futet në histori.  Duke parë situatën që ndodhemi dhe trajnerin e ri jemi në rrugën e duhur. Duhet përkushtim për ta mbajtur këtë pozitivitet. Rejën e shoh në dy këndvështrime.

Në aspekt personal, ka futur një frymë shumë të mirë në Kombëtare dhe duhet ta falenderoj. Pastaj edhe sa i përket rezultateve ka pasur rritje. Vërtet që nuk jemi në klimën e kualifikimit dhe e vuajmë atë ndeshjen me Turqinë. Trajneri ka sjellë prurje të reja dhe këto dy ndeshje mund të jenë të mira për ta dhe për të shtuar konkurrencën. Kam pasur një polemikë me Panuçin atëherë kur unë po firmosja me klubin e ri dhe më la jashtë. Kush ishte gabim? Koha e tregojë se kush kishte të drejtë. Shiheni ku është Panuçi dhe ku jam unë”, ka thënë Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *