Smajlaj mbreti i Ballkanit, triumfon edhe Luiza Gega

0

Izmir Smajlaj është mbreti i Ballkanit në kërcim së gjati. Atleti i njohur shkodran ka marrë medaljen e artë në disiplinën e kërcimit së gjati në kampionatin për salla të mbyllura, që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Kampion në fuqi, pas triumfit të vjetshëm në Beograd, Smajlaj tregoi se mbetet më i miri në Ballkan, sepse e mbylli garimin e tij me kërcimin 7m e 80cm, rezultat jo perfekt për nivelin e tij, por që mjaftoi për të fituar medaljen e artë.

GEGA – Nuk është vetëm Smajlaj ai që na bën krenarë, sepse në Stamboll triumfoi edhe Luiza Gega. Atletja e njohur triumfoi në garën e 3000 metrave për femra, me kohën 9 minuta e 6 sekonda, që i vlejti medaljen e artë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.