“S’ma ndjen për Merkel dhe UEFA-n”, në Itali ka sërish kritika për futbollin: I kam ca para mënjanë, do iki në Angli

Cellino ka qenë prej kohësh kundër rinisjes së kampionatit. Breshia ishte një nga zonat më të prekura ne Itali dhe për këtë arsye presidenti i klubit Italian nuk dëshironte të rrezikonte ekipin e tij. Ndërkohë së fundi ka dhënë një tjetër deklaratë, ku shprehet se futbolli në Itali është pa të ardhme dhe se është e vështirë të jesh president aty. Cellino kritikon përgjegjësit e sistemit të futbollit në vendin përten Adriatikut, ndërsa shprehet se nuk ia ndjen as për Merkel as për UEFA-n. Në këto kushte zbulon edhe rrugën e fundit, atë të largimit nga futbolli Italian drejt atij anglez, pjesë e së cilit ka qenë edhe më parë.

“Nuk më intereson më nëse kthehen të luajnë apo jo, ata bëjnë atë që duan. Dhe të ndalojnë së shfrytëzuari deklaratat e mia: linja ime ka qenë gjithmonë e qartë. Po presim vendimet e Merkel? Është e turpshme. Kemi një President të Ligës, një nga Federata, një nga CONI dhe një ministër sporti dhe të presim të tjerët? Nuk ma ndjen për Merkel dhe UEFA, Italia duhet të vendosë në mënyrë autonome, ne jemi pa dinjitet. Ishte e mjaftueshme të ulesh në një tryezë dhe të ndash barrën në mënyrë të barabartë dhe të mendosh për rifillimin e sigurt.

Por askush nuk heq dorë sepse ky futboll plot borxhe tashmë ka harxhuar para që nuk janë mbledhur ende. Ky nuk është më futbolli imi, ky është futbolli pa të ardhme. Dhe të qenit president në Itali është bërë e pamundur. Unë i kam disa para mënjanë: nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të kthehem në Angli. Të jesh president në këtë futboll nuk është për mua”, ka thënë Cellino, presidenti i Breshias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *