S’lejojnë femrat në stadium, ultimatum nga FIFA për supefuqinë aziatike

0

FIFA po ndërmerr hapa konkretë për të luftuar diskriminimin gjinor në çdo aspekt të futbollit. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i ka dhënë një ultimatum federatës iraniane për dhënien fund të mospranimit të femrave në stadium.

“Dua të theksoj se është thelbësore që të bëhet progres në këtë aspekt. Këto hapa duhet t’i bëjmë bashkërisht”, thuhet në letrën që kreu i FIFA-s i ka dërguar presidentit të federatës iraniane të futbollit, Mehdi Taj.

Deri më tani autoritet iraniane kanë lejuar praninë e femrave në stadium vetëm për ndeshje të veçanta. Irani ka kohë deri në shtator për t’i dhënë fund kësaj politike diskriminuese, në të kundërt FIFA do të zbatojë rregulloren që për të tilla raste parashikon dënime në gjoba dhe më pas në përjashtim nga garat e zhvilluar nga FIFA, siç është Botërori.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.