Skukën e duan edhe në Superiore: E vendos me drejtuesit

Xhuljo Skuka përfundoi sezonin dytë me Korabin. Sulmuesi 20-vjeçar ka luajtur rregullisht sivjet dhe ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës 11 herë. Forma e mirë e tij ka bërë që të tërheqë vëmendjen e skuadrave të tjera, ndërkohë që klubi gjatë kësaj periudhe ka bërë edhe disa afrime, jo vetëm në repartin e sulmit.

Vetë Skuka është me pushime jashtë Shqipërisë dhe për SportEkspres.com ai deklaroi se po bëhet gati të rikthehet për të nisur sezonin e ri. “Kam patur oferta nga skuadra të Kategorisë Superiore dhe nga Kategoria e Parë. Të gjitha i kam vlerësuar, por ende jam në kontratë me Korabin. Kaluam një sezon shumë të vështirë dhe të bukur, jo vetëm se luajtëm në zonën Play-off, por edhe për lojërat e bukura që skuadra jonë zhvilloi gjatë gjithë sezonit të kaluar”, theksoi sulmuesi i Korabit.

Në lidhje me të ardhmen ai shtoi: “Në fillimin e muajit korrik do kthehem në Shqipëri dhe atje do të vendos se ku do të luaj këtë sezon. Gjithçka do vendoset me drejtuesit aktualë të Korabit, sepse për mua rëndësi ka që këtë sezon të ri ta nis e ta përfundoj sikundër ai që mbyllëm”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *