Skualifikim dhe gjobë, merret vendimi për Leo Mesin

0

Më në fund është marrë vendimi në lidhje me deklaratat e forta të Leo Mesit në Kupën e Amerikës. Ylli argjentinas nuk e përmbajti veten pas humbjes kundër Brazilit në gjysmëfinale dhe ndëshkimit me të kuqe në finalen për vendin e tretë kundër Kilit.

Kapiteni hodhi akuza kundrejt CONMEBOL (qeveria e futbollit të Amerikës së Jugut) për korrupsion dhe favorizim të pastër të kombëtares braziliane.

First Post raporton se Mesi ja ka hedhur paq. Ai është dënuar me 1 ndeshje pezullim si pasojë e kartonit të kuq të marrë kundër Kilit dhe 1500 dollarë gjobë për deklaratat e papranueshme.

Mesi do të mungojë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit 2022. Flitet se ylli i futbollit botëror ka kërkuar falje në mënyrë private përpara drejtuesve të CONMEBOL, duke pretenduar se deklaratat e tij kishin lidhje me arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve dhe jo organizatorët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.