Skuadra e sezonit, Champions dominohet nga Madridi

0

Champions League ka mbaruar dhe si zakonisht UEFA paraqet listën e lojtarëve më të mirë, duke mbledhur 18 emra që formojnë skuadrën më të mirë të sezonit.

Një grup teknikësh e specialistësh të UEFA-s kanë përzgjedhur skuadrën e sezonit dhe Real Madridi, triumfues në finale kundër Juventusit, dominon me 8 lojtarë.

Në portë janë Xhanluixhi Bufon i Juves dhe Jan Oblak i Atletikos, njëri legjendë dhe tjetri në rritje nga viti në vit.

Në mbrojtje Karvahal, Marselo, Ramos, Godín e Bonuçi, ky i fundit i vetmi përfaqësues i prapavijës së Juventusit.

Në mesfushë Modriç, Kros, Kasemiro e Isko nga Reali, shoqëruar nga Pjaniç i Juventusit dhe zbulimi Bakajoko i Monakos.

Në sulm: Kristiano Ronaldo, Mesi, Grizman, Mbapé e Levandovski, të gjithë së bashku 43 gola këtë sezon në Champions League.

Image may contain: 16 people

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here