Skuadra e Ajetit i ofron stolin, De Biazi drejt refuzimit!

0

Ish-trajneri kuqezi, sapo ka mbyllur aventurën në Spanjë, te Deportivo Alaves

Anton Cicani

Sot në orën 14:30, në telefonin e Xhani de Biazit ka ardhur një mesazh: “Je gati të pranosh stolin e Krotones?!”… Drejtuesit e skuadrës së Serisë A, ku aktivizohet Arlind Ajeti, pas dorëheqjes së prezantuar nga trajneri Nikola, i cili i dha mbijetesën “thriller” në fund të sezonit të shkuar kalabrezëve,  kanë kontaktuar një sërë emrash dhe mes tyre, kandidatin më të mundshëm dhe që i ka pëlqyer më shumë: Xhani de Biazi. Ish-trajneri i Shqipërisë, aventura e fundit e të cilit në Serinë A ka qenë në stolin e Udinezes, ku edhe u shkarkua, ka kërkuar 24-48 orë kohë për të vendosur.

De Biazi ka vetëm pak kohë që ndërpreu raportin dhe kontratën me Deportivo Alavesin në Spanjë, pas rezultateve jo të mira dhe pasi nuk iu dha kohë që të punonte.

Por, nga ajo që ka mësuar “Sport Ekspres”, ish-trajneri kuqezi ka në kokën e tij plane të tjera dhe vetëm për të respektuar zgjedhjen dhe thirrjen e drejtuesve të Krotones, ka preferuar që ta japë përgjigjen jo menjëherë. Në fakt, De Biazi është i orientuar te refuzimi i kësaj oferte, për një sërë arsyesh, por jo aspekti ekonomik.

Pas aventurës jo të mirë në Spanjë, pikërisht për objektivin “mbijetesë”, trajneri italian nuk dëshiron që të vihet sërish në lojë për një skuadër që dëshiron të ndreqë sezonin, por po pret për diçka më të madhe.

Dëshira e tij e madhe është stoli i Australisë, teksa edhe këto ditë ka pasur shumë kontakte, por ende asgjë konkrete.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image