“Skuadër tavoline dhe lëpirës të diktaturës”, shpërthen Tomori

Apolonia u mposht sot nga skuadra e Orikumit në shtëpi, me rezultatin e ngushtë 0-1. Një gol i shënuar nga sulmuesi Arbër Dhrami në minutën e 78’ të takimit i dha një fitore të rëndësishme miqve, që ngjiten në vendin e katërt në renditje. Apolonia mbetet në kuotën e 23 pikëve dhe bie në vendin e shtatë.

Kjo humbje skuadrës fierake është komentuar edhe nga kundërshtarët e javës së shkuar, Tomori. Pas shumë polemikave gjatë gjithë javës, Tomori nuk ka ngurruar të ironizojë as sot me skuadrën e Apolonisë. Sapo u mbyll takimi mes Apolonisë dhe Orikut, klubi i Tomorit ironizoi me një postim në faqen e tyre zyrtare, duke shkruar:

“E kuptoni tani se çfarë skuadre ka Apolonia? Nuk ia kemi ne fajin që i kthyem rezultatin dhe kurdisën atë çorbën me pretendim që mund të ishin në 5-shen e parë. Ata janë skuadër tavoline dhe lëpirës të diktaturës. Zoti i ndëshkoi dhe do t’i rindëshkoi këta palaço. Sërish do luani me ne, do e shikojmë edhe forcën tuaj…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *