Skuadër galaktikësh, ja si do të jetë formacioni i Realit sezonin e ardhshëm

Reali i Madridit dëshiron të krijojë një skuadër më të uritur për trofe. Për këtë “Los Blancos” i pret një verë shumë e nxehtë në aspektin e merkatos. Florentino Perez gjithmone dëshiron t’i veshë me të bardha më të mirët. Të shumtë janë synimet në merkato. Emra si Kilian Mbape, Pol Pogba apo Eden Hazard janë të shkruara me gërma kapitale në listën e Zidanit.

Prestigjozja “The Sun” bën një tabllo sesi mund të jetë formacioni i madrilenëve për sezonin e ardhshëm. Në portë nuk ka prurje të reja me Navas apo Kurtua në mes të katërkëndëshit. Mbrojtja ka ndryshime.

Në qendër do të jetë Militao, që do të zëvendësojë Varanen dhe në krahun e majtë nuk do të jetë as Marselo, as Regulion, por Grimaldo i Benfikës. Mesfusha dhe sulmi janë repartet që pësojnë një ndryshim radikal.

Emra si Kros, Modriç, Bejl apo Benzema do të zëvendësohen nga Pogba, Deklan Rajs i Uest Hem, Kilan Mbape dhe Eden Hazard. Të vetmit që mbijetojnë janë Isko dhe Vinisius Zhunior. Për të bërë bashkë të gjithë këto yje Realit do t’i duhej një shifër e frikshme prej rreth 500 milonë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *