Skuadër e re për sulmuesin Magani, mbetet në Kosovë

Futbollistët shqiptarë, nuk kanë ndërmend të largohen nga IPKO Superliga, edhe nëse ndërrojnë skuadër. Kështu ka ndodhur dhe me sulmuesin Artur Magani, i cili u largua nga skuadra e Feronikelit. Sulmuesi, i cili u shpall kampion i Kosovës sezonin e shkuar, ka firmosur për ekipin e Ballkanit, aty ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Njoftimi i KF Ballkanit:

“Në përpjekje të vazhdueshme për konsolidim të skuadrës, në veçanti të sulmit para pak çastesh FC Ballkani ka arritur marrëveshje një vjeçare me futbollistin këmbëshpejtë Artur Magani.

Arturi është formuar si futbollist në shtetin amë, duke mbrojtur ngjyrat e ekipeve si KF Teuta, KF Shkumbini, ndërsa Superligën e ka shijuar me fqinjët nga Prizreni FC Liria dhe se fundmi tek kampioni i Kosovës KF Feronikeli.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *