Skriniar: Te Interi qëndroj dhe 15 vite, por dua trofe

Milan Skriniar, mbrojtësi i Interit, ka thënë sot pulbikisht se nuk e ka aspak problem që të kalojë pjesën e mbetur te Interi. Në një intervistë ekskluzive për “SkySport Italia”, ish-lojtari i Sampdorias tha:

“Personalisht, nuk kam fituar ende asgjë. Dua të fitoj trofe. Hamshik ka luajtur për 12 sezone te Napoli, të luaj dhe unë kaq gjatë për Interin do të isha i lumtur. Nuk e kam me nxitim largimin, nëse qëndroj për 15 vite këtu nuk është aspak problem. Interi është një skuadër e madhe. Nuk është ekipi që ka qenë para disa vitesh, por shpresojmë ta rikthejmë aty”.

Skriniar i është bashkuar Interit në verën e sezonit 2017-18 nga skuadra e Sampdorias dhe ka qenë një nga shtyllat kryesore të Interit në prapavijë. Madje, shmë tifozë zikaltër mendojnë se duhet të jetë ai kapiteni i skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *