Skolls kundër Zidanit: Te Reali e kishte çdo gjë gati!

0

Mançester Junajtid nuk po kalon një moment të mirë, teksa sezoni duket gjithnjë e më shumë drejt dështimit edhe pse akoma nuk ka nisur mirë. Në qendër të kritikave është padyshim Zhose Murinjo, i cili shihet si fajtori numër një i formës që po kalon ekipi.

Zëra të shumtë u folën disa kohë më parë, ku Zinedin Zidan shihej si pasardhësi kryesor i teknikut luzitan, por asgjë tjetër veçse spekulimeve. Lidhur me këtë çështje ka folur, Pol Skolls, një legjendë në “Old Traford” për atë që ka dhënë për Junajtid.

Ish-mesfushori duket se nuk është dakord me kandidaturën e teknikut francez, i cili bëri histori me Realin e Madridit, duke fituar tre Champions rradhazi, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Skolls e arsyeton mendimin e tij, me faktin se ish-tekniku i Realit, e kishte ekipin gati në Madrid, ndërsa te Junajtid do të jetë një histori komplet tjetër.

“A jemi të sigurt se do të ishte njeriu i duhur për të zënë vendin e Murinjos? Zidan arriti të fitonte shumë në Madrid, por duhet të pranojmë që ishte një grup i provuar, i përbërë me lojtarë fitues. Puna që duhet të bëjë te Mançester Junajtid është krejtësisht ndryshe. Unë nuk them se nuk ishte e vështirë për të për të fituar, por i duhet të bëjë një punë të ndryshme”, përfundoi fjalët e tij Skolls.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.