Skolari, çfarë fjalësh për Portugalinë!

0

Ish-trajneri i Portugalisë, Luiz Felipe Skolari ka shprehur të gjithë mbështetjen e tij për luzitanët në prag të finales së madhe në “Euro 2016” mes Portugalisë dhe Francës. Trajneri brazilian, i cili aktualisht punon në Kinë me Guanzhu ka folur si një tifoz i thekur i Portugalisë përpara finales. Braziliani ishte trajneri i parë që udhëhoqi Portugalinë drejt një finale në një kampionat evropian, në “Euro 2004” të luajtur pikërisht në Portugali. Fundi nuk ishte i lumtur për të dhe portugezët që mundeshin në finale nga Greqia 0-1. Tashmë, 12 vjet më pas Portugalia e sheh veten përsëri në finalen e një evropiani, jashtë tokës së vet në Paris përballë Francës. Dhe Skolari i ka uruar suksesi trajneri Fernando Santos. “Jemi ën finale me meritë të plotë, jemi në finale sepse kemi luajtur si një ekip i vetëm. Ky evropian ishte një tjetqë rdëshmi se nëse luan si një ekip i vetm, një grup i bashkuar nuk ka asgjë të pamundur. Evropianin që nuk e fituam së bashku në vitin 2004 uroj ta fitojmë tani me Fernando Santosin. Kam besim të plotë te zgjedhjet e tij, te aftësitë e tij”- ka thën Skolari.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here