Skënderbeun në Beograd e gjykon një spanjoll

Është Karlos Del Serro Grande emri i arbitrit që do të gjykojë Partizan i Beogradit-Skënderbeu të enjten në mbrëmje, në Beograd. Bëhet fjalë për një arbitër spanjoll 41-vjeçar, i cili nuk ka ndonjë CV të pasur në arenën ndërkombëtare.

Ndërkombëtar prej vitit 2013, Karlos Del Serro Grande ka gjykuar në total 20 ndeshje jashtë Spanje, me asnjë ndeshje në grupet e Champions League dhe vetëm 2 ndeshje në Europa League.

Në 20 ndeshje ka dhënë 4 kartonë të kuq e 84 të verdhë, si dhe 7 penallti (6 për skuadrat vendase).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *