Skënderbeun e gjykon më i miri i Maltës

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve për ndeshjet e së enjtes në Europa League.

Mlada Boleslav-Skënderbeu do të gjykohet nga arbitra maltezë, me kryesor 36-vjeçarin Alan Mario Sant.

Gjyqtari i FIFA-s ka një CV të pasur, me rreth 40 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa në tre sezonet e fundit është shpallur arbitri më i mirë në Maltë.

Sant ka një mesatare të ulët kartonësh, rreth 3 për ndeshje, ndërsa akordon një 11-metërsh çdo 6 ndeshje mesatarisht.

Ndërkaq, sfida Trakai-Shkëndija në Vilnius do të gjykohet nga irlandezi Nil Dojl, edhe ky me eksperiencë, me mbi 35 ndeshje ndërkombëtare.

Dojl ka drejtuar edhe Kukësi-Kairat Almati 0-0, në kualifikueset e Europa League 2014/2015.

Irlandezi është i rreptë: mbi 4 kartonë pér ndeshje dhe një penallti në çdo 3-4 ndeshje ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *